Shoqata e Mërgimtarëve “Vitia’, me seli në Gjenevë të Zvicrës, ka mobilizuar radhët e veta për të i’u dalë në ndihmë familjeve pa kulm mbi kokë në Komunën e Vitisë. Kjo shoqatë me mjetet e grumbulluar në kuadër të aksionit “Ndihma juaj ndërron jetën”, si dhe kontributit në vazhdimësi të mërgimtarëve, tani më ka vendosur që gjatë javëve në vijim të vendos gurthemelin e 6 shtëpive për familjet e pastreha si dhe të participoj në aksionet tani më të nisura nëpër fshatra për ndërtimin e shtëpive për familjet pa kulm mbi kokë.Bota sot” . Kryetari i Shoqatës “Vitia”, Xhavit Islami, ka thënë se që nga dita kur ka filluar aksioni humanitar për familjet e pastreha, mërgimtarët jo vetëm në Gjenevë por edhe në qytete tjera të Zvicrës dhe vendeve tjera perëndimore , në vazhdimësi në fondin e shoqatës po derdhin kontributet e tyre që ky aksion të rezultoi sa më i suksesshëm.
“Deri më tani kemi siguruar aq mjete sa të fillojmë me ndërtimin e 6 shtëpive si dhe të vazhdojmë participimin tonë në aksionet tjera nëpër fshatra e që kanë të njëjtin qëllim ndërtimin e shtëpive për familjet në gjendje të rëndë ekonomike dhe pa kulm mbi kokë”, ka thënë Islami .Ai ka falënderuar gjithë ata që po kontribuojnë në këtë aksion si dhe shoqatat Iliria “në Saint Julian të Francës, shoqatën e miqësisë franko -shqiptare në Anemasse të Francës dhe shoqatat e fshatrave Sllatinë e Poshtme, Sllatinë e Epërme, Skifteraj, Beguncë, Smirë si dhe
institucionet komunale dhe bizneset në komunën e Vitisë që po mbështesin këtë iniciativë. Edhe kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka përkrahur aksionin, duke shprehur mirënjohje për kontributin e madh që po jep diaspora për të mirën e qytetarëve të Komunës së Vitisë. “Diaspora është një potencial i pashterur që si para lufte ashtu edhe pas lufte ka mbështetur çdo iniciativë me rëndësi për vendin. Andaj, edhe ky aksion nuk bënë përjashtim , pasi fal tyre shumë familje do të gëzohen pasi do të sigurojnë kulmin mbi kokë”, ka theksuar kryetari Haliti, duke shprehur gatishmërinë që institucionet komunale në vazhdimësi do të jenë përkrah mërgimtarëve në këtë dhe aksionet tjera. Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e Shoqatave të mërgimtarëve në Gjenevë dhe qytetet përreth të Francës, kanë diskutuar dhe shprehur gatishmërinë që të ndihmojnë në realizimin e vizitës së delegacionit të Komunës së Vitisë, Zyrës për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve dhe Projektit për Aftësim dhe Punësim Rural që implementohet nga Helvetas Intercoperatioon, në Gjenevë ku do të diskutohet rreth potencialit dhe mbështetjen që ofron komuna e Vitisë për diasporën që ajo të investoi në komunën e Vitisë. Aziz Zuka