Libri

Disa fjalë që përdoren në Gollak e në Hashani

Fehmi Sylejmani

Avli, zijafet, qemer, nasihat, kashagitë, mutllak, romuze, nefuz, sahi, mylkin, allçak, toptan, edepsëz xhidi depsëz, odasajbi, hapasuz, idikat, toprëlamë, bullunisë, buçuk, angllatisa, ferk, fllanik, terbije, axhele, dovaxhi, hajati, kajzdisa, jazi, henezdenë, gërzhitni, sallandisni, garrameti, allavanta, ster-stemez, kllak, tërsëna, usullin, menasip, dufi, sojlike, rrapaçuk, tushkitë, hajlaz, ofiqi, birgajrihak, kabahat, hargallinë, karar, zjaret, mozomakeq, çaprais, haktalanë, kabishellë, rrmisht, ciritni, angarie, xhivle, askerllaki, kalanicë e shumë e shumë fjalë tjera janë përdorur në librin e gazetarit profesionist dhe të rryer, Hasan Bunjaku – “Një gjakim i pa fat”. Autori i librit, me mjeshtri të rrallë nga kujtesa e një të riu ka përshkruar dhe paraqitur në mënyrë brilante familjen patriarkale, traditën, adetet, gjuhën, nacionalzmin, vendlindjen, krenarinë, folklorin, këngën, natyrën, tokën, mallin, skamjen, shpërnguljen, peripetitë, vuajtjen, skamjen, punëtorin, hyshimin, bylmetin, solidaritetin, harmoninë, kompaktësinë, vëllaznillakun, harmoninë ,“hilen”, ndarjen, ikjen, e të tjera. Një libër, që nuk të lenë të ndahesh asnjë minutë nga rreshtat dhe faqet e leximit. Një vepër që do të zgjoi kurreshtjen e lexuesit e mbase edhe studiuesve të ndryshëm e veçmas të atyre që kanë nostalgji për këtë gjuhë të përdorur. Malokia dhe Hashania përditë e rëndom e kanë përdorë këtë lloj gjuhe, që autori me elekuencë e ka pasqyru në këtë vepër të tij.

You Might Also Like