Ka drejtorë që u bënë inspektor të arsimit, të atillë që dolën në pension e mungesa për arsye të tjera, por zgjedhja e të rinjve nuk mund të bëhet, ngase për një gjë të tillë nuk ka komision, të cilin duhet t’a votojë Kuvendi Komunal.
Një komision i tillë ka mundur të votohet sot, por në Drejtorinë e Arsimit në Gjilan theksojnë se propozimi i DKA-së nuk u përfshi në rend dite e që kishte të bëjë me emërimin e komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të shkollave.
Në DKA, theksojnë se kjo ka thelluar më tej problemet në udhëheqjen e shkollave, duke ndikuar negativisht në ngritjen e cilësisë së arsimit në komunë.
“Bëjmë thirrje që kjo kërkesë të merret në konsideratë dhe të procedohet sa më shpejt që është e mundur në të mirë të nxënësve tanë ne veçanti dhe komunitetit të arsimit ne përgjithësi”, është thënë në DKA-në e Gjilanit./kryelajmi.com/.