Gjilan

Stërzgjaten punimet në rrugë, banorët e Livoçit të Ultë protestojnë

Banorët e fshatit Livoç i Ulët sot kanë protestuar për shkak të vonesave të punimeve për gjendjen e rrugës.

Sipas banorëve, punimet që kanë filluar tash e një muaj dhe prej asaj kohe përditshmëria e tyre është rënduar skajshëm, ata thonë se këto vonesa po ju shkaktojnë dëme të konsiderueshme edhe vetë banorëve dhe bizneseve që operojn në atë pjesë ku janë duke u zhvilluar punimet.

Banorët kanë thënë nëse nuk merren masa nga Ministria e Infrastrukturës rreth ankesave të tyre, të cilët kërkojn një dinamik më të madhe të punëve në rrugën Gjilan-Kllokot, janë të detyruar të vazhdojn protestat deri në realizimin e kërkesave.

You Might Also Like