OPINION

Dita e të dëbuarve, 19 vite pas

Nga 23 qershori 1999 deri më 31 dhjetor 2002 nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë vendosur në komunën e Gjilanit 11 mijë e 783 banorë shqiptarë. Prishtina dhe Tirana  zyrtare do të duhej  më me ngulm të kërkojn  zgjidhjen problemit të dëbuarve dhe në përgjithësi të çështjes të kësaj Krahine,duke ndërtuar një qëndrim unik.

Shkruan: Refik HASANI

Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe subjektet politike në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, bashkarisht të trajtojn këtë çështje për të ndërtura dhe patur një  qëndrim. Trajtimi i dëbimit të shqiptarëve nga kjo Krahinë shqiptare dhe adresimi i këtyre problemeve tek institucionet.Shqiptarët e dëbuar duhet të bëjnë më shumë presion ndaj institucioneve të Kosovës që të marrin me seriozitet këtë problem,këto institucione duhet marrin parasysh kërkesat e shqiptarëve, ashtu sikur po merren parasysh kërkesat e qeverisë serbe për qytetarët serb në Kosovë. Data 23 qershori do të duhej të kujtohet si një ditë e kobshme për gjithë historinë e tri Komunave.

           Propozojm,për partitë politike dhe institucionet e Medvegjës, të Bujanocit dhe të Preshevës

-Këshilltarët komunalë shqiptarë të Medvegjës, të Bujanocit dhe të Preshevës të organizojnë një takim të përbashkët dhe të pranojnë edhe zyrtarisht ekzistimin e kategorisë së të dëbuarve dhe të zhvendosurve shqiptarë nga këto tri komuna,

-Kryetarët e këtyre tri komunave, kryesuesit e kuvendeve  dhe Këshilli Nacional t’i rekomandojnë Parlamentit të Serbisë, si dhe të njoftojnë edhe Prishtinën,Tiranën dhe instancat e mekanizmat e BE-së lidhur me çështjen e të zhvendosurve dhe të shpërngulurve shqiptarë,

– Regjistrimi që nuk u pranua të mbahej në vitin 2011, të mbahet me kusht që të jetë një rubrikë e veçantë për kategorinë e të zhvendosurve dhe të shpërngulurve shqiptarë,

– Të tri komunat të shtrojnë si pikë të veçantë të rendit të punës çështjen e të zhvendosurve, të marrin vendime dhe të nxjerrin konkluzione e rekomandime përkatëse si  institucione lokale,

– Të tri komunat të formojnë drejtori apo komision të përhershëm për të dëbuarit, të zhvendosurit dhe të shpërngulurit shqiptarë.

Për Qeverinë e Republikës së Serbisë

-Të pranohet zyrtarisht nga Parlamenti dhe Qeveria e Republikës së Serbisë se ka të dëbuar dhe të zhvendosur shqiptarë jo vetëm nga këto tri komuna, por edhe nga pjesë të tjera të Serbisë,

– Të krijohen kushtet dhe mundësitë  për riintegrimin e kategorisë së të dëbuarve dhe të zhvendosurve shqiptarë,

-Të organizohet një  konferencë e donatorëve për riintegrimin e  kategorisë së të dëbuarve dhe të zhvendosurve shqiptarë,

-Të bëhet caktimi i një shumë të konsiderueshme të parave për të gjitha ata që dëshirojnë të kthehen në shtëpitë e tyre,

-Të krijohet një komisioni nga Parlamenti i Serbisë që do të trajtonte këtë çështje shumë seriozisht dhe në mënyrë institucionale.

Për Qeverinë e Republikës së Kosovës

-Të bëhet  njoftimi dhe sensibilizimi i opinionit për çështjen e të dëbuarve që nga viti 1990, e veçmas pas qershorit të vitit 1999,

-Të bëhet regjistrimi i kësaj kategorie të njerëzve që janë me banim në Kosovë, në një rubrikë të veçantë, duke i evidentuar në mënyrë të saktë të gjithë të zhvendosurit dhe të shpërngulurit shqiptarë nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva dhe shqiptarët e tjerë nga qytete të tjera të Republikës së Serbisë,

-Të hartohen projekteve konkrete për kategorinë e të zhvendosurve shqiptarë  që aktualisht jetojnë në Republikën e Kosovës,

– Të ngrihet një komisioni që do të përbëhej nga përfaqësuesit e tri komunave, të Qeverisë së Serbisë dhe të instancave të tjera të BE-së që do të evidentonte gjendjen sociale të  shqiptarëve të zhvendosur dhe të shpërngulur,

-Të bëhet njohja dhe pranimi i statusit të refugjatit  të shqiptarëve të këtyre tri komunave, me qëndrim të përkohshëm në Kosovë,

-Të bëhet evidentimi i kësaj kategorie të njerëzve që nuk posedojnë as dokumente të Serbisë, as të Kosovës, si dhe të atyre që posedojnë vetëm njërën palë të dokumenteve. 

Për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë

-Së bashku  me Qeverinë dhe Parlamentin e Kosovës  të koordinojnë, të harmonizojnë dhe të hartojnë një platformë të përbashkët, të   ndajnë një fond të përbashkët dhe të përhershëm, të formojnë një komision parlamentar të përbashkët dhe të funksionalizojnë dy zyra në të dy qeveritë, 

– Të bëhet hapja e një konsullate në Medvegjë.

Për faktorin ndërkombëtar

– Të bëjë presion mbi Qeverinë e Serbisë që, nëse donë të anëtarësohen në instanca të BE-së, t’i plotësojnë edhe disa parakushte dhe të pranojnë zyrtarisht ekzistencën e të dëbuarve dhe të zhvendosurve shqiptarë,

– Të iniciojnë, të mbështesin dhe të monitorojnë regjistrimin dhe evidentimin e saktë të të gjithë të zhvendosurve dhe të shpërngulurve,  pavarësisht se ku gjenden me banim të përkohshëm.

Për shoqatat  dhe mediet e shkruara dhe ato elektronike

– Të bëhet njoftimi, lobimi  dhe alarmimi i opinionit të gjerë, jo vetëm shqiptarë, por edhe të atij ndërkombëtarë, për  pasqyrimin e drejtë të kësaj kategorie të njerëzve në favor të krijimit të një klime për kthimin dhe riintegrimin e tyre në vendlindje,

– Shoqatat që përfaqësojnë interesat dhe thirren në kauzën e shqiptarëve të Medvegjës, të Bujanocit dhe të Preshevës, që veprojnë në Kosovë, por që janë bërë pikë e pesë, të ndara e të përçara, të ulen bashkërisht dhe t’i shqyrtojnë këto çështje, duke menduar seriozisht të bashkëngjiten në ndonjë trup a forum të përbashkët, si federatë apo konfederatë të të gjitha shoqatave a grupimeve që thirren dhe përkrahin aktivitetin që e zhvillojnë në Kosovë.  

       

Në përkujtim të 19 vjetorit, kur nga disa lokalitete të tri Komunave, banorët shqiptarë u dëbuan  dhe i boshatisën  trojet e tyre nga presione, dhuna, ku kulmi i të zhvendosurve ishte pikërisht në këtë datë. Disa vendbanime shqiptare të brezit kufitarë u zbrazën tërësisht, nga presionet e shumta të forcave serbe që ti lëshojnë trojet e tyre.

 

20.06.2018               

You Might Also Like