Libri

Do të doja…

Edon Syla

Do të doja…

Do të doja të zgjohem n’mëngjes
E të dëgjojë këngën më të bukur
Atë melodi cicërimesh lumturuese
Pa më vajtur mendja diku tjetër

Do të doja të zgjohem n’mëngjes
E të nuhas aromën e pranverës së hershme
Të shijoj pak nga parajsa e premtuar
Pa nuhatur aromë të zymtë

Do të doja të zgjohem n’mëngjes
T’i shoh rrezet e Diellit t’ma ndriçojnë shpirtin
E drita e natyrës të më sjell buzëqeshje
Pa i vërenjtur të zezat re në qiell

Do të doja të zgjohem n’mëngjes
Të ndjej dashurinë e lumturinë e njerëzimit
Ku paqja e mëshira harmonizojnë mes vete
Aty, ku s’ka vend as mërzia as urretja

You Might Also Like