Libri

KËTË TË SHTUNË PARAQITEN TRI VEPRAT E MJEKUT GJILANAS, XHAVIT HAJDARIT

Kësaj të shtune, në “Vjeshta letrare e Gjilanit” 2021
PARAQITEN TRI VEPRAT E MJEKUT GJILANAS, XHAVIT HAJDARIT
Në veprimtarinë e radhës të edicionit të 12-të të Manifestimit tradicional “Vjeshta letrare e Gjilanit”, kësaj të shtuneje, më 30 tetor 2021, ora 12:00-të, para auditorit të ftuar, do të paraqiten tri veprat e mjekut gjilanas, Xhavit Hajdarit, botuar kohë më parë nga Shtëpia botuese “Kurora”.
Fjala është për dy libra nga lloji i publicistikës, ” Kujtime e rrëfime jetësore” si dhe “Ditari në kohë pandemie” dhe i një libri tjetër , i titulluar ” 600 barcoleta, anekdota, fjalë të urta popullore dhe tregime”.
Për vlerën e këtyre tri botimeve të këtij autori, do të flasin, Hysen Këqiku, në cilësinë e botuesit, Xhevdet Kallaba, në cilësinë e redaktorit si dhe psikologia e poetja Selevete Abdullahu e mjeku dhe mjeshtri i rryer i enigmatikës nga Gjilani, Zijadin Hasani.
Kjo veprimtari letrare si dhe dy të mëparshmet, mbahet në Bibliotekën e re të Qytetit.
Bashkëorganizatrë janë, Ars Clubi “Beqir Musliu” dhe Biblioteka e Qytetit.
( K. Rexha )

You Might Also Like