Libri

Doli nga shtypi libri “Administrimi shqiptar në Kosovë gjatë viteve 1941-1944” i autorit Dr. sc. Jeton Idrizi

Studiuesi e historian Dr. Jeton Idrizi ka nxjerrë nga shtypi librin e tij të parë me titull “Administrimi shqiptar në Kosovë gjatë viteve 1941-1944”, botuar nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” dhe mbështetur financiarisht nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Ky botim paraqet rezultatet e një pune të gjatë kërkimore e shkencore të autorit, të mbështetur në burime arkivore dhe literaturë profesionale.

Dr. sc. Jeton Idrizi, historian

Libri përbën punimin e tij të doktoratës, i cili synon të ndriçojë një periudhë me rëndësi të veçantë të historisë sonë kombëtare, duke falënderuar me mirënjohje të thellë prof. dr. Muharrem Dezhgiun, udhëheqësin e tij të doktoratës.

Autori ka falënderuar gjithashtu prof. dr. Teuta Shala-Peli, kryeredaktore të veprës, si dhe recensentët prof. asoc. dr. Haxhi Ademi dhe prof. ass. dr. Mrika Limani-Myrtaj për vlerësimet e tyre profesionale dhe përkrahjen gjatë procesit të botimit.

Sipas tij. mirënjohje e veçantë shkon edhe për Ardiana Bajramin për punën e kujdesshme në koperinë dhe realizimin teknik të librit.

Autori ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të bëjë përurimin e librit./kryelajmi.com/.

You Might Also Like