Mova Academy nga Gjilani, e udhëhequr nga drejtoresha Fjolla Matoshi, ka dhuruar disa kompjuter dhe 1 laptopë për shkollën fillore “Musa Zajmi” në Gjilan. Ky gjest bujar dhe i mirëpritur nga komuniteti do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të mësimdhënies dhe mësimnxënies për nxënësit e kësaj shkolle.
Ne menaxhmeti i shkollës shprehim mirënjohje të thellë për këtë kontribut duke theksuar se:
Ky donacion, sado modest të duket, do të lehtësojë dhe avancojë procesin mësimor në shkollën tonë, duke ofruar mundësi më të mira për nxënësit tanë që të mësojnë në kushte moderne dhe të qasshme.
Mova Academy vazhdon të dëshmojë përkushtimin e saj jo vetëm në ngritjen e cilësisë së arsimit privat, por edhe në mbështetjen e shkollave publike dhe komunitetit lokal. Ky bashkëpunim mes institucioneve është shembull i vlerave të solidaritetit dhe vizionit për një të ardhme më të mirë arsimore.
Falënderim i veçantë për këtë nismë frymëzuese që do të ketë ndikim afatgjatë në edukimin e fëmijëve tanë.