-Kështu është shprehur para gazetarëve në fillim të raportimit të punës së këtij Digasteri komunal me rëndësi për qytetarët, Skender Ahmeti , Drejtori I Drejtorisë së Inspekcionit në Viti në hapje të Konferencës për medie të mbajtur sot në Viti.
Ju ka ftuar sot që më dreperdrejti të iu njoftojë juve e përmes jush edhe qytetarët e komunës sonë, për punën tonë gjatë vitit 1019, tha në vazhdim Ahmeti
Ai duke folur mbi punën e kësaj drejtorie në sektor të ndryshëm gjatë vitit 2019, theksoj se viti i shkuar ka qenë i suksesshëm për këtë drejtori, pasi që kanë bërë tejkalimin e të hyrave vetanake për 160% dhe kanë asgjësuar mbi 28 tonë artikuj ushqimore që nuk i kanë plotësuar kriteret për konsum e që janë gjetur në raftet apo deponitë e ndërmarrjeve të ndryshme që shesin këto produkte.
“Kemi bërë kontrollimin e artikujve ushqimor të marketeve dhe janë gjatë vitit 2019 janë asgjësuar mbi 28 tonë të artikujve ushqimor të natyrave të ndryshme që nuk i kanë plotësuar kushtet për konsum.
Kjo është bërë në bashkëpunim me Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinarisë, pra me inspektorët e tyre dhe inspektorët tanë.
Por disa biznese edhe vetë kanë bërë eliminimin dhe izolimin e tyre edhe kjo është bërë në prani të inspekcionit”, u shpreh Ahmeti.
Ai ka folur edhe mbi ndëshkimet me gjoba mandatore, zbatimin e ligjeve për ndalimin e fletushkave dhe reklamave të ndryshme në qytetin e Vitisë dhe e gjithë kjo sipas tij është bërë me qëllim të mbrojtjes së ambientit.
Drejtori Skender Ahmeti, ka folur edhe mbi çështjen e sigurisë në komunikacion, lëshimin e lejeve të ndryshme, inspektimet në ndërtimet ku ndër tjerash theksoj se janë bërë me dhjetëra ndalime të punimeve pa leje.
Sipas Ahmetit në disa raste janë ngritur edhe procedura dhe kallëzime penale pranë gjykatës duke iniciuar edhe kërkesa për kundërvajtje në gjykatë. Ai gjatë kësaj konference ka përmendur edhe punën e bërë në sektorë të tjerë të kësaj drejtorie si në atë të veterinarisë, çështja e sëmundjes së brucelozës dhe groposjen e kafshëve të ngordhura, vaksinimet e tyre, inspektime të produkteve të mishit por edhe për sektorët e tjerë si të pronës, sanitarisë e të tjerë. Në pjesën e dytë të kësaj konference ai ju është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve, ku duke iu përgjigjur disa nga pyetjet e gazetarve ka thënë se kjo drejtori është dukemu angazhuar të bëjë atë më të mirën e mundëshme që të zbatoj dispozitat e lidgjeve dhe të udhëzimeve administrative të organeve në nivel qendror por edhe të rregulloreve të miratuara në Kuvendin komunal e veqmas është duke u punuar në lirrimin e hapsirave publike komunale porn ë këtë aspect po hasin edhe me problem nga më të ndryshmet e veqms kur behet fjalë në hapsirat e uzurpuara publike kur në to janë ndërtu objekete para pesdhjet vitesh !!!! Aziz Zuka