Drita e ka zhvilluar edhe ndeshjen e fundit parasezonale para nisjes së edicionit të ri garues, shkruan Gazetasheshi.com.
Kaltërbardhët në stadiumin e “Qytetit” në Gjilan, e mikëpriten skuadrën e inkuadruar në Superligë, Ulpianën.
Përballja e kësaj ndeshje ka përfunduar me rezultat të barabartë 2:2 dhe kjo ndeshje është testuar edhe nga sistemi VAR.
Golat për skuadrën gjilanase i ka shënuar Albin Krasniqi dhe Esosa Priestley. Ndërsa, për lipjanasit Santos dhe Rezi.
Ky takim është zhvilluar pa praninë e publikut, shkak i çështjeve teknike ku është kërkuar nga FFK.
/Gazeta Sheshi/