Pasi e ndali Prishtinën në barazim dy xhiro më parë, Ulpiana nga Lipjani të njëjtën gjë e bëri edhe sot ndaj Dritës.
Ndeshja mes Lipjanit dhe Dritës në “Sami Kelmendi” sot përfundoi me rezultat 1-1 (Egzon Qerimi 56’ / Marko Simonvski 27’).
I pari që shënoi në këtë takim ishte Marko Simonovski i Dritës. Pas asistimit nga Ardian Limani, Simonovski në minutën e 27’ shënoi me kokë për 0-1 të Dritës. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, vendasit në lojë i riktheu supergoli i Egzon Qerimit nga gjuajtja e lirë në minutën e 56’ të ndeshjes.
Më pas, mysafirët tentuan që ta gjenin golin e fitores, por Ulpiana u mbajt mirë dhe arriti që të largohet nga fusha me një pikë të fituar.
Ky rezultat bën që Ulpiana të ngjitet mbi Dukagjinin në renditje, kurse Drita momentalisht është 4 pikë larg kreut.
Xhiron që vjen, Ulpiana e pret Llapin në shtëpi, kurse Drita i shkon Niklit në Drenas.