Futboll

Anulohet ndeshja Drita vs. Linfield

 

❌ Është anuluar dueli final i fazës paraeleminatore të Ligës së Kampionëve ndërmjet Dritës dhe skuadrës irlandeze Linfield, raporton ekskluzivisht Gazeta “Sheshi”.

? Informacioni është konfirmuar nga zyra e mediave në UEFA për Gazetën “Sheshi”, derisa arsyeja e këtij vendimi ka qenë paraqitja e futbollistit të dytë të këtij ekipi me “COVID-19” te ekipi i Dritës dhe tashmë i gjithë ekipi është karantinuar.

? UEFA ka marrë rekomandime nga autoritetet zviceriane në Nyon për ta karantinuar gjithë ekipin e Dritës dhe në këtë mënyrë do të jetë e pamundur të zhvillohet ndeshja e paraparë nga ora 18:00.

? Gjithashtu në shkresën zyrtare që UEFA i ka dërguar Gazetës “Sheshi” thuhet se për një vendim final në lidhje me këtë ndeshje do të vendos Komisioni i Etikës gjatë orëve në vijim.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like