Suksesi i arritur këtë vit në ciklin parakualifikues në Ligën e Kampionëve dhe pjesëmarrja në Ligën e Evropës ka bërë që klubi i Dritës të jetë ranguar më së larti në UEFA nga të gjitha klubet tjera të Kosovës, shkruan Gazetasheshi.com.
Shtëpia e Futbollit Europian ka publikuar listën e re në të cilën Drita është në pozitën e 372-të me koeficient 1,500 për vitin 2018-të. Ekipi tjetër nga Kosova që ka zënë vend ndër ekipet kosovare është FC Prishtina që është radhitur në pozitën 401.