Futboll

Drita e gatshme e pret Celjes

Një ditë para ndeshjës ndërkombëtare FC Drita mbajti sot konferencë në kuadër të UEFA Conference League. Në konferencë folën trajneri Zekirija Ramadani dhe lojtari Raddy Ovouka.

Ovouka potencoi, “Nesër është një loj me një ekip të madh, ne jemi pergaditur të prezentojmë lojën e neserme”. Ai theksoi se do të jep më të mirën nga vetja pavarsisht se në cilin pozicion do te vendosë trajneri si sulmues i krahut të djathtë apo mbrojtës.

Ndërsa trajneri Ramadani tha , ” Drita nuk duhet të dalë nga identiteti i vet, ne gjithmonë kemi përball vetes motivin dhe gjithmonë kemi funksionuar si ekip dhe kemi pas sukses. Do jetë ndeshje e vështirë por ne kemi analizuar kundërshtarin dhe kemi pergatitur ekipin në aspektin fizik, psikologjik dhe taktik edhe pse do të jetë e vështirë por asesi i pamundur kualifikimi.

Ekipi është i përgaditur pavarsisht mungesës së disa lojtarëve që tashmë i dini por, jam i kënaqur me pjesën tjetër të ekipit dhe jam i bindur se nuk do vërehet fare mungesa e ketyre që mungojnë. Shpresojmë të japim më të mirën si në çdo ndeshje , përfundoi Ramadani.

Drita të enjten nga ora 21:00 e pret Celjen e Sllovenisë në ndeshjen e parë të Play-Off të fazës nokaut. Ndeshja zhvillohet në “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

You Might Also Like