Futboll

Edhe një dënim tjetër për drejtorin sportiv të FC DRITA, Valon Zymberi

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës i ka dhënë vërejtjen e fundit skuadrës së Dritës e cila e kishte prezantuar në konferencë për shtyp drejtorin Sportiv Valon Zymberi ani pse ai ishte i dënuar.

Komisioni Disiplinor ditë më parë e kishte suspenduar Zymberin për 6 muaj nga të gjitha aktivitetet e FC Dritës, pas akuzave që kishte bërë në adresë të FK-së, derisa i njëjti doli në konferencën për shtyp javën e kaluar ani pse ishte i dënuar.

Për këtë arsye Zymberi është dënuar me 500 euro shtesë derisa Dritës i është dhënë Vërejtja e fundit.

You Might Also Like