Futboll

Drita fiton derbin ndaj Gjilanit, forcohet në kreun e tabelës

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, e ka fituar derbin e javës së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita mposhti Gjilanin me rezultat 1:0 të dielën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju.

Ndeshja derbi u zhvillua në fushën me bari sintetik në Gjilan, ndërsa u vendos me gol të Veton Tushës pas asistimit të Kristal Abazajt në minutën e 44-t.

Ndërkohë menjëherë në aksionin pas golit, Albin Prapashtica i Gjilanit u ndëshkua direkt me të kuq për ndërhyrje të ashpër.

Drita me fitore është forcuar në vendin e parë. Tani ka tri pikë më shumë se Ballkani, që humbi të shtunën derbin nga Prishtina 1:0.

Gjilani zë vendin e pestë me 39 pikë.

Drita me epërsi të një goli dhe të një lojtari

Drita është në pozitë të mirë pas pjesës së parë të derbit lokal ndaj Gjilanit.

Në minutën e 44-t, Veton Tusha shënoi për epërsinë e kampiones në fuqi. Ndërkohë menjëherë në aksionin pas golit, Albin Prapashtica i Gjilanit u ndëshkua direkt me të kuq për ndërhyrje të ashpër.

Me rezultatin 1:0 ka përfunduar pjesa e parë e derbit gjilanas.

Drita në epërsi në derbin e Gjilanit

Drita ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Gjilanit.

Në minutën e 44-t realizoi Veton Tusha, me asistim të Kristal Abazajt.

Është ky derbi lokal më i madh në futbollin kosovar.

You Might Also Like