Kampionia e Kosovës në futboll, Drita e Gjilanit, ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për titull të kampionit, duke e mposhtur Ferizajn me rezultatin 2:1. Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll dhe është luajtur nëpër një kohë ideale.
Mysafirët kanë ardhur të parët në epërsi, kur në minutën 18 Kushtrim Shabani ka tundur portën e Faton Malokut.
Drita, e cila herët mbeti pa qendërsulmuesin Blerim Krasniqi, që u lëndua, ia ka dalë që të shënojë në minutën 36 nëpërmjet Vesel Limajt, që shënoi edhe fundin e pjesës së parë me rezultat 1:1.
Krejt ka fundi i ndeshjes Balaj shënoi golin e fitores në minutën e 82-të dhe gëzimi i „Intelektualëve“ ishte i madh. /kryelajmi.com/.





