Drita që është vënë në ndjekje të Ballkanit dhe ka mundësinë që t’i afrohet ekipit suharekas në dy pikë, nëse këtë të enjte triumfon ndaj Llapit në Stadiumin e Qytetit në Gjilan. Drita në ndeshjen ndaj Llapit hynë pas fitores dramatike që ka shënuar ndaj Gjilanit, kur në dy minutat e fundit ia kishte dalë që t’a përmbys rezultatin dhe të ngadhënjejë 3:2.
Ndeshja Drita – Llapi zhvillohet të enjten pa praninë e publikut.
Gjilani që ka mbetur pa trajnerin Gentijan Mezani, ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Trepçës ’89, ekip që në sezonin e kaluar ia kishte dalë që më së shumti t’i rrëmbejë pikë ekipit kuq e bardhë.
Gentian Mezani në kohën sa ishte trajner te Gjilani pikë të dobët e kishte patur sidomos Trepçën ’89, kurse tashti Sallah Sherifi me siguri se ka përgatitur taktikë tjetër dhe do të mundohet që pas thyerjes së madhe t’a kthejë Gjilanin në rrugën e duhur.
Në njoftimin e SC Gjilani është thënë se Gjilani të shtunën udhëton drejt Mitrovicës, për të zhvilluar takimin kundër Trepçës ’89, i vlefshëm për javën e 16-të kampionale.
Ndeshja e së shtunës, zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta” dhe fillon në ora 13:00.