Futboll

Franc Veliu pritet të kalojë te Teuta

Franc Veliu mbyll aventurën e tij te Gjilani. Mbrojtësi vlonjat u transferua te skuadra kosovare në vitin 2019 dhe ka qenë një lojtar i rëndësishëm për gjilanasit, por këtë sezon nuk është preferuar nga trajneri Munishi. Duke parë këtë situatë, Veliu ka vendosur të mbyll këtë bashkëpunimin dhe do të rikthehet në Superligën shqiptare.

“Gazeta Blic” në Kosovë bën me dije se 33-vjeçari kërkohet nga Teuta dhe palët kanë gjetur akordin për transferimin e tij. Kampionët në fuqi ishin në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe pasi nuk arritën dot të transferonin Jurgen Goxhën, arritën të gjenin akordin me Veliun.

  

You Might Also Like