Futboll

Drita mban edhe për një vit lojtarin e saj të njohur

Klubi i Futbollit Drita nga Gjilani ia ka dalë të mbajë në radhët e saj edhe për një vit futbollistin e saj të njohur, Përparim Livoreka. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga faqja zyrtare e klubit.

Në njoftim është thënë se Përparim Livoreka e ka nënshkruar edhe për një vit kontratën me KF Drita edhe atë në minutën 87.

Më herët në KF Drita është arritur që të nënshkruhen edhe kontrata me futbollistë të tjerë.

You Might Also Like