Futboll

Juniorët e Dritës zunë pozitën e tretë

Genc Sermaxhaj, kryetrajner i juniorëve të FC Drita
Falënderime pa fund për futbollitët e mi të cilët na dhuruan emocione e lojëra fantastike në sezonin 2020/21.
Vit që do të mbahet mend gjatë për shumë gjëra të bukura, për të cilat meritorë janë futbollistët për mundin që bënë.
Meritoni falënderime pa fund për edukatën dhe sjelljet sportive, për disiplinën dhe punën që keni bërë. Ju meritoni më shumë gjithsesi, prandaj ju dëshiroj suksese të pafundme.
Falënderime!
Falënderoj klubin FC DRITA për besimin e fuqishëm që kanë tek unë dhe përkrahjen e vazhdueshme. Falënderoj Drejtorin e shkollës z. Beqir Rukovci për mbështetjen, këshillat dhe punën profesionale që bën. Poashtu prindërit për edukatën që treguan në ndeshjet si vendas e mysafirë. Kolegët e mi për ndihmën dhe punën që bëjnë. Ekipet për sjelljet e mira dhe mikëpritjen bashkë me lojtarët dhe trajnerët për lojërat që kanë treguar. Gjithashtu edhe gjyqtarët për ndarje korrekte të drejtësisë.
Neve na mbetet të punojmë e të mësojmë më shumë, që të jemi më të fuqishëm sezonin tjetër!
Faleminderit!
G. S.

You Might Also Like