Drita po regjistron një paraqitje mjaft të mirë në Maqedoni, kundër skuadrës së Sileks.
45 minutat e pjesës së parë kanë qenë joproduktive në takimin Sileks – Drita, duke u mbyllur me rezultatin 0:0.
Kampionët e Kosovës ishin për një nuancë më të mirë, duke arritur që të administrojnë takimin, por nuk ishin konkretizues në rastet e tyre.
Mundësia më e mirë erdhi pas një goditjeje të lirë, kur Xhevdet Shabani gjuajti në portë dhe goditjen e tij nuk e kontrolloi mirë portieri, por asnjë lojtar nuk ishte afër për të shfrytëzuar lëshimin.
Sileks dhe Drita do të vendosin gjithçka rreth fatit të fituesit në pjesë e mbetur të lojës.