Para ndeshjes së UEFA Conference League kundër Rayo Vallecano, klubi ynë FC DRITA mbajti konferencë për media nga Madridi, Spanjë.
Kyetrajneri, Zekirija Ramadani dhe Besnik Krasniqi folën për kundërshtarin dhe përgatitjet rreth kësaj ndeshje, ndaj të cilës nuk e kanë ndër mend të dorëzohen.
Ramadani tha: Kam parë ndeshjet e Vallecanos me ekipet: Real Madridin dhe Barcelonen, ekipi Vallecanos është shumë i motivuar më grindës në fushë por nuk mund ta kenë motivin si ne sepse ne kemi përballë një skuadër me tradit një skuadër që luan në La Liga dhe mendoj se ekipi ynë do të jetë super i motivuar.
Eksperienca nuk matet, por duke bërë gara në çdo tre ditë na ka forcuar psiqikisht dhe fizikisht, është hera parë si trajner dhe skuadër të marrim pjesë në grupe duke lënë çdo gjë anash dhe ky rezultat nuk është i rastësishëm dhe jemi këtu ku jemi.
Kemi ardhur për të bërë maksimumin mund të them se nuk kemi ardhur për të fituar Vallecanon por në 90 minuta do jemi të fokusuar në punën tonë dhe do isha i kënaqur të mbeteshim edhe barazim”, tha ndër të tjera.
Kurse,futbollisti Besnik Krasniqi tha se do të jetë një ekip favorit, por ka shumë skuadra të forta do të shohim deri në fund sepse kemi ndeshjen nesër me ta dhe nuk dua të jap shumë favoritin atyre.
Ekipi nuk është i kompletuar kemi dëmtime deri më tani Rron Broja, Vesel Limaj i shtohet dhe Faton Maloku, por të tjerët janë të gatshëm dhe kanë një mundësi të artë për të dhënë maksimumin.
Konferencën e plotë e gjeni më poshtë në profilin zyrtar të klubit.
Ndeshja do të zhvillohet nesër në ora 21:00
Rayo Vallecano vs FC DRITA
Në stadionin: Estadio de Vallecas, Madrid.





