Futboll

Shtyhet ndeshja Ballkani – Gjilani, ja arsyeja

Sport Club “Gjilani” njofton se pas shtyerjeve të ndeshjeve të javës së 12-të në Superligë, të cilat janë planifikuar të luhen për këtë mesjavë, takimi mes Ballkanit dhe Gjilanit shtyhet përsëri.

Arsyeja e spostimit të dytë të takimit të skuadrës së SC Gjilanit kundër Ballkanit në Suharekë, është grumbullimi i futbollistëve nga të dyja skuadrat për përfaqësueset e Kosovës.

Orari dhe koha e zhvillimit të takimit do të bëhen të ditura në ditët në vijim.

You Might Also Like