Drita në Prishtinë, në Stadiumin e KF “Ramz Sadikut” është përballur me Llapin dhe pas pjesës së parë rezultati është i barabartë 0:0. Drita ishte më kërkuese, por pa ia dalë që të shënojë.
E në pjesëlojën e dytë trysnia e lojtarëve të Dritës drejt portës së Bllacës u shtua edhe më shumë, bile lojtarët e Dritës qëlluan edhe shtyllën e patën edhe raste të tjera të mira për të shënuar.
Goli i parë për Dritën erdhi në minutën 63, kur pas harkimit të Besnik Krasniqit, lojtarët e Dritës disa herë dërguan topin në portën e Bllacës, i cili një herë priti, herën tjetër topi u përplas për shtylle e në fund erdhi deri te Sheji që nga afërsia e dërgoi në rrjetë për 0:1.
Drita fitoren e siguroi në minutën e fundit, kur ka shënuar Veton Tusha dhe me këtë fitore Drita merr kreun e tabelës. /kryelajmi.com/.





