Futboll

Drita mëson kundërshtarët e mundshëm në raundin e parë të Champions League

FC Drira, kampione e Kosovës në futboll për edicionin 2024/2025 ka mësuar kundërshtarët e mundshëm për raundin e parë të kualifikimeve për Champions League. Tashmë në shumicën  e vendeve kanë përfunduar kampionatet shtetërore dhe ekipet kanë mësuar se në çfarë kompeticioni garash e kanë vendin. Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA mat performancën e secilit ekip në garat evropiane dhe në bazë të kësaj matje kampionët e shteteve i dërgon direkt në fazën e grupeve, apo edhe nëpër xhiro të kualifikimeve.

Kampioni i Kosovës FC Drita garat do t’i nis nga raundi i parë i kualifikimeve dhe falë rezultateve të mira në Evropë ajo do të ketë një përparësi, ngase UEFA i ka ndarë në xhiron e parë klubet në dy grupe – favorite (seeded) dhe jofavorite (unseeded). Drita është në grupi e favoriteve dhe për kundërshtar mund të ketë njërën nga ekipet që janë në grupin e jofavoritëve. Më poshtë mund t’i shihni edhe ekipet e të dy grupeve, kurse ekipet kundërshtare të mundshme të Dritës mund t’i gjeni në anën e djathtë. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like