Futboll

Gjilani ia dedikon fitoren Shukri Sylejmanit

Sport Club “Gjilani” ka arritur të realizoi fitore të madhe në udhëtim ndaj skuadrës së Llapit, shkruan Gazetasheshi.com

Ndeshja përfundoi me rezultat minimal 0-1, me golin e shënuar nga sulmuesi malazez Darko Nikac, i cili u asistuar për mrekulli nga Gerhard Progni.

Kryetrajneri i ekipit nënkampion ka folur për Gazetën “Sheshi” pas ndeshjes duke thënë se këtë fitore të madhe ia dedikojnë Presidentit Historik, Shukri Sylejmani, i cili vdiq sot në orët e mëngjesit.

“Kjo fitore i dedikohet Presidentit Historik të klubit, Shukri Sylejmani, i cili ka vdekur sot në orët e mëngjesit”, ka thënë Mezani për Gazetën “Sheshi”.

Gjilani në ndeshjen e ardhshme do të ketë punë të vështirë ndaj Ballkanit.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like