Drita dhe Prishtina kanë zhvilluar një ndeshje tejet interesante në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan. Përballjet në mes të këtyre dy ekipeve gjithnjë ka sjellë paqartësi në rezultat e kësisoj ishte edhe këtë të diele.
Pjesëloja e parë ka përfunduar pa gola, derisa me të nisur pjesëloja e dytë Drita ia ka dalë të shënojë një gol të bukur nëpërmjet qendërsulmuesit maqedonoverior Marko Simonovski, i cili ka gjuajtur nga largësia për të mposhtur portierin e Prishtinës për 1:0.
Më pas, Drita ka patur edhe disa raste për të shtuar rezultatin, por sulmuesit e saj nuk ishin të saktë.
Në minutën 81, pas një harkimi nga këndi, Prince Balde gjuajti me kokë e Gledi Mici i Prishtinës që po ruante shtyllën e majtë intervenoi ngathtë dhe topi nëpër këmbët e tij kaloi vijën e portës, për rezultatin përfundimtar 2:0.