Drita 3-0 Skenderaj
25-16, 25-18, 25-21
Drita ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, duke mposhtur Skenderajn me rezultat të pastër 3-0.
Gjilanaset kontrolluan lojën gjatë gjithë takimit, duke fituar setet 25-16, 25-18 dhe 25-21, për të siguruar tri pikë të plota.
Kjo është fitorja e 16-të e sezonit për Dritën, e cila do të hyjë në play-off nga pozita e dytë.
Në anën tjetër, Skenderaj, me këtë humbje, rrezikon seriozisht mbetjen në top-4, që siguron pjesëmarrjen në fazën e play-off-it.





