Sportet me dorë

Të enjten zhvillohet finalja e dytë e play-off, KBF United – KBF Peja 03

Këtë të enjte, në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selisha – Petriti” në Gjilan do të zhvillohet finalja e dytë e play-off ndërmjet Klubit të Basketbollit të Femrave United nga Gjilani dhe Peja 03 nga Peja. Vashat gjilanase kanë ngadhënjyer finalen e parë dhe mëtojnë që të enjten në ora 19 të ngadhënjejnë edhe në finalen e dytë.

KBF United ka dalë me një kërkesë, në të cilën ka ftuar adhuruesit që të jenë të pranishëm në këtë ngjarje të madhe të basketbollit.

Ja postimi i plotë i tyre:

Kbf United Kbf Peja 03 (1-0)

Finalja e dytë e Playoffit

E Enjte

19:00

Gjilan

I ftojmë të gjithë ata që e duan sportin në qytetin e Gjilanit me datën: 05.05.2022; nga ora: 19:00, në palestrën e sportit “Bashkim Selishta”, që të jeni prezent dhe ta perkrahni ekipin e vajzave në basketboll drejt inkuadrimit në Superligë. Në këtë ndeshje nëse ekipi ynë arrin të fitoj (ndeshjen e dytë) do të shpallemi Kampion i sezonit 2021/2022, në Ligën e Parë të Femrave (seniore). Këtë arritje mund ta bëjmë bashkarisht me prezencën tuaj , ardhja juaj në palestër është një motiv shtesë për lojtaret që të kenë një paraqitje sa më të mirë dhe të shpallemi kampion. MOS HARRO ME ARDH .

You Might Also Like