Drita ka mposhtur Gjilanin me rikthim, në një ndeshje në të cilën Gjilani ishte më i mirë në pjesën e parë e Drita në të dytën.
Në një ndeshje të barazuar e me kalkulime teknike në dhjetëminutëshin e parë, Gjilani një herë shpërtheu nga e djathta me Armend Thaqin, I cili harkoi në brendi, por pa ia dalë që të rrezikohet me seriozisht porta e Dritës.
Në minutën 42 ndodhi një situatë kontestuese kur Abazaj u përplas mbi Adilin dhe lojtarët e Gjilanit kërkuan penalti. Gjyqtari Mervan Bejtullahu u ftua nga VAR-I dhe u vërtetua se ka penalti. Aganspahiq ishte shumë I sigurt duke dërguar topin në anën e majtë e portierin Maloku në anën e majtë. Në minutën e fundit të pjesës së parë Gjilani erdhi në epërsi prej 1:0.
Drita ka mundur të barazojë në minutën 49 kur pas harkimit nga këndi, Dabiqaj qëlloi topin me kokë e Adili e nxori atë nga vija e portës, kurse në topin e dëbuar u sul Ovouka, që qëlloi furishëm, por topi për pak shkoi jashtë pingules së djathtë.
Në minutën 53 Drita fitoi një gjuajtje dënimi larg portës, Zidan gjeti në krahun e majtë Ovoukan, i cili futi topin në brendi deri te zëvendësuesi Balaj, i cili me një gjuajtje të fortë për tokë qëlloi këndin e poshtëm të majtë të Laroshit për të barazuar rezultatin në 1:1.
Në minutën 77 mbrojtja e Gjilanit ra tërësisht edhe kësaj radhe ana e majtë dhe pas një harkimi në brendi, Dabiqaj nga afërsia futi topin në rrjetë. Mustafa pati rast ideal për të mbyllur të gjitha dilemet në minutën e fundit, por ndonëse ishte i vetmuar nuk arriti të shënojë ngase Vokli Laroshi me një intervenim të guximshëm shpëtoi gol të sigurt. /kryelajmi.com/