Futboll

Drita dhe Gjilani ndeshjet e tyre i zhvillojnë të dielen

Dy ekipet gjilanase që janë pjesë e Superligës së Kosovës në Futboll, Drita dhe Gjilani, ndeshjet e tyre hapëse të kampionatit do t’i zhvillojnë këtë të diele, Drita në fushë të vet e prêt Ferizajn, kurse Gjilani ballfaqimin e parë në këtë kampionat do t’a luaj si mysafir i Trepcës ’89 në qytetin e Mitrovicës.

Të dy ndeshjet do të luhen të dielen me fillim në ora 17. Drita dhe Gjilani kanë bërë përforcimet e duhuara për këtë kampionat, që pritet të jetë tejet interesant për faktin se ka shumë mëtues për titull kampioni dhe për mbijetesë.

Në këtë kampionat Kosovën në arenën ndërkombëtare do t’a përfaqësojnë tri ekipe, derisa nga liga pritet të largohen katër ekipe, andaj edhe gara do të jetë shumë e nxehtë që nga fillimi.

You Might Also Like