Drita ka bërë rikthimin e madh në pjesëlojën e dytë, duke e mundur Llapin e Podujevës me rezultat 3:1 dhe edhe më tepër e ka përforcuar pozitën e parë në Superligën e Kosovës në Futboll.
Në këtë ndeshje ka shkëlqyer Albert Dabiqaj, i cili tri herë ka shënuar për ekipin bardh e kaltër nga Gjilani.
Pjesa e parë u ka takuar mysafirëve, në të cilën që në minutën 22, ish-lojtari i Dritës, Blend Baftiu ka shënuar për 0:1. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë e në të dytën vendësit kanë shënuar me Zenunajn, por goli është anuluar pas rishikimit në sistemin VAR.
Më pas në skenë është paraqitur Albert Dabiqaj që ka shënuar tri herë radhazi në minutat 67, 75 dhe 90+2, duke bërë rikthimin e madh të Dritës./kryelajmi.com/