Drita e ka fituar miqësoren e parë të zhvilluar në Antalia të Turqisë, pasi që ka mposhtur minimalisht polakët e Zaglebie Lubin (1-0), raporton Gazetasheshi.com.
Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi sulmuesi ferizajas Betim Haxhimusa në minutën e 22-të të ndeshjes.
Për Haxhimusën ky ishte goli i katërt në dy ndeshjet e fundit kontrolluese, duke dëshmuar formë të lartë në këtë parasezonë.
Golin e Haxhimusës mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:
Në këtë takim u paraqitën pothuajse të gjithë lojtarët në përjashtim të Bunjamin Shabanit, Olti Mehmetit dhe Ardit Mustafës të cilët kanë qenë me disa ngarkesa muskulare.
Drita gjatë ditëve në vijim pritet që ti zhvillojë edhe dy ndeshje të tjera kontrollues.
Më 30 janar do të përballet me Vorskla Poltavën nga Ukraina, ndërkohë tri ditë më pas ndeshjet me kazakët e Atyraus.
/Gazeta Sheshi/