Futboll

Drita mysafire e Ferizajt

Java e 24-të e Ipko Superligës së Kosovës në futboll do të nis të premtën me dy përballjet Ferizaj – Drita dhe Liria – Llapi.
Kampioni në fuqi Drita, do t’i shkojë Ferizajt si mysafir dhe kjo ndeshje vjen pas fitores ndaj Lirisë në Gjilan me rezultat 2:0.

Në anën tjetër, Ferizaj kishte barazuar kundër Drenicës në xhiron e 23-të.

Aktualisht, pozita tabelare e favorizon Dritën në këtë sfidë, meqë ajo zë vendin e katërt me 38 pikë, ndërsa Ferizaj po lufton për mbijetesë në pozitën e dhjetë me 25 pikë.

You Might Also Like