Futboll

Mezani i gatshëm për aventurën e re me skuadrën e Gjilanit

Kryetrajneri i Gjilanit foli për përgatitjet dhe punën që skuadra po vijon për vazhdimin e kampionatit. Ai u shpreh i kënaqur me punën dhe përkushtimin e futbollistëve të tijë gjatë kësaj kohe sa ai ka punuar me ta.

“Përgatitjet kanë qenë mendoj të kënaqëshme, kam parë shumë dëshirë nga ana e lojtarëve gjatë këtyre ditëve”, u shpreh fillimisht Mezani.

Numri një i pankinës së kuq e bardhëve, vijoi duke thënë se ata e kanë detyrim që ndeshjet si vendas të dalin triumfues, duke thënë se edhe barazimi si vendas për ta është sikurse humbja.

“Mendoj që në takimin e rradhës është detyrë e jona të fitojmë sepse këtë gjë ua kam thënë dhe lojtarëve, ndeshjet në Gjilan dhe barazimi për ne është humbje , në qoftë se do të futemi me mentalitetin e duhur mendoj qe gjërat do të jenë më të lehta, ama po menduam ndryshe do të jetë e vështirë”, vijoi tutje Mezani.

Ai në fund ka një porosi edhe për tifozët e skuadrës, ku ndër të tjera ai tha se skuadrës në këto momente i duhet mbështetja maksimale e tyre.

“Mendojë që në këto momente tifozëria duhet të jetë lojtari i 12,  sepse lojtarët kanë nevojë për ta duke parë dhe pozitat ku jemi , kur gjërat venë mirë skuadra luan vetë, ama në këto momente nevojitet prania sa më e madhe e tyre dhe mbështetja e tyre, sepse në fund të fundit lojtarët dhe trajnerët shkojnë e vinë, ama skuadra është e tyre, është e qytetit”, përfundoi kryetrajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani.

Kujtojmë se Gjilani të shtunën luan si vendas kundër Trepçës 89′, në sfidën të cilën debuton zyrtarisht Gentjan Mezani, në krye të shtabit teknik të Gjilanit.

You Might Also Like