“Intelektualët” zhvilluan një ndeshje fantastike ndaj skuadrës së madhe holandeze, duke luajtur pa gola 0 me 0.
Ishte një ndeshje pa shumë raste shënimi dhe që u karakterizua me lojë të kujdesshme nga të dyja skuadrat.
Feyenoordi kishte dominimin në posedim të topit si dhe dy raste shumë të mira për gol, por që futbollistët e Dritës arriten që në përpikmëri t’i kryejnë detyrat e tyre në fushë.
Ky rezultat është një sukses i madh për skuadrën tonë, aq më shumë kur dihet “pesha” e madhe që ka kundërshtari.
Nedshja kthyese zhvillohet javën e ardhshme në Holandë.