FC DRITA ka nënshkruar kontrata profesionale me dy futbollistët e rinj nga akademia e klubit, Eron Isufi dhe Eridon Maloku.
Marrëveshja u nënshkrua në prani të Drejtorit Sportiv Valon Zymberi, i cili ju dëshiroi futbollistëve shëndet dhe suksese në fillimin e një rrugëtimi të gjatë profesional.
Talentët e rinj ishin pjesë e ekipit të parë të DRITËS për disa muaj dhe me potencialin e përkushtimin e tyre bindën stafin e trajnerëve të fitojnë kontrata afatgjata me klubin tonë.
Eron Isufi, portier dhe Eridon Maloku, sulmues qëndror janë produkt i shkollës së futbollit DRITA, ku edhe nisën ëndrrën e tyre si futbollist.
Ju prift e mbara, Eron dhe Eridon!