Futboll

Drita nuk qëndroi deri në fund

U mbajtën për 76 minuta, por nuk qëndruan deri në fund. Drita ka pësuar edhe humbjen e shtatë radhazi, kësaj radhe duke u mposhtur nga kampioni aktual Ferronikli nga Drenasi.

Përkundër sulmeve të vazhdueshme të ekipit vendas, Drita u mbajt duke e ruajtur portën e vet edhe pse vendasit njëherë e qëlluan edhe shtyllën.

Përcaktues ishte goli i Mark Milicajt në minutën 76. Ky lojtar më pas u ndëshkua me karton të kuq, por ekipi mysafirë nuk ia doli që së paku t’a barazojë rezultatin.

Ndeshjen e radhës, ekipi i Dritës do ta zhvillojë kundër Ferizajt dhe pikërisht në këtë ndeshje Drita shpreson t’i arkëtojë tri pikë të dëshiruara.

You Might Also Like