Hendbollistët e Dritës në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll, nuk arritën ta mposhtin skuadrën nga kryeqendra Prishtinën duke pësuar humbje me rezultat 25-27.
Hendbollistët e Dritës për mrekulli luajtën gjatë 50 minutave duke pasur epërsinë deri në 5 gola, por në 10 minutat e fundit sikur u kënaqën me diferencën e krijuar dhe lejuan kundërshtarin përpos të barazon rezultatin edhe të kalojnë në epërsi.
Pjesën e parë hendbollistët e Dritës e përfundojnë në epërsi 15-12.
Në fillim të pjesës së dytë hendbollistët mysafirë për 10 minuta kanë shënuar vetëm një gol, por në vazhdim nëpërmjet Sylës dhe Gjukës prishtinasit arritën të thyejnë mbrojtjen e Dritës.
Portieri i Dritës, Arbër Sylejmani ishte akteri më i mirë i ndeshjes së sotme ai në disa raste mbrojti atë çka nuk mbrohet dhe është më i merituari për humbjen e Dritës me rezultat minimal.
Në radhët e Dritës paraqitje të mirë patën Misimi dhe Sahiti, të cilët shënuan 7, respektivisht 6 gola.