Dy motra, Arjola Prenga dhe Adelajda Prenga – Ilazi do të përballen në një ndeshje miqësore të volejbollit.
Arjola Prenga që është kapitene e Shqipërisë, në anën tjetër të rrjetës do të ketë Adelajda Prengën – ilazi, e cila do të luaj për përfaqësuesen e Kosovës në pozitën e liberos.
Familja Prenga është një vatër e volejbollisteve të shquara, ngas edhe motra e tyre më e madhe Amarilda Prenga, për shumë vite me radhë ka qenë pjesë e përfaqësues së Shqipërisë.
Një vit më parë, të tri motrat Prenga, Amarilda, Arjola dhe Adelajda ishin pjesë e ekipit të Dritës dhe me ekipin gjilanas ato kishin fituar të gjithë trofetë e mundshëm në Kosovë.
Nesër në Gjilan në një ndeshje volejbolli do të ketë një përballje motrash dhe cila do të jetë më e suksesshme do të shihet pas ndeshjes, që luhet këtë të shtunë në Palestrën e Sportve “Bashkim Selishta – Petriti” me fillim në ora 16.