Futboll

Drita pos fitores, merr edhe kryesimin në tabelë

Me rezultat të ngushtë 1:0, FC Drita ka mposhtur rivalin nga qyteti SC Gjilanin, duke marrë kështu edhe kryesimin në Superligën e Kosovës në Futboll. Ka qenë kjo një ndeshje me shumë raste nga të dy ekipet, por që në këtë ndeshje janë shquar portierët Faton Maloku dhe Enea Koliçi, që në disa raste shpëtuan gola të sigurt. Pas një rasti të mirë në fillim të ndeshjes, Gjilani në dy rasate të tjera ka mundur të shënojë nëpërmjet Elton Cale, që gjuajti me kokë mbi portë dhe nëpërmjet Dabiqajt, i cili nga një pozitë e volitshme gjuajti jashtë pingulës së majtë të Malokut.

Momenti vendimtar i kësaj ndeshje ishte ai i minutës 43, kur pas një shpërthimi nga e djathta, Besnik Krasniqi harkoi në brendi e më së larti u shkëput Blend Baftiu që qëlloi topin me kokë dhe e dërgoi në këndin e epërm të djathtë të portës së Gjilanit.

Edhe në pjesëlojën e dytë pati rasate të shumta shënimi, sidomos nga ana e lojtarëve të Dritës, por rezultati shumë lehtë të barazohet sikur Faton Maloku, të mos shpëtonte gol të sigurt, derisa në aksionin vijues edhe Enea Koliçi ngeli i pamposhtur pas rasatit tejet të mirë të Dritës./kryelajmi.com/.

Në fund, Drita – Gjilani 1:0.

You Might Also Like