Futboll

Te Drita ndaj Ballkanit mendojë vetëm për fitore

Kryetrajneri Ramadani: Nesër derbi i xhiros, objektivi kryesor – fitorja

Në kuadër të javës së 21-të, klubi ynë FC DRITA takohet me FC Ballkanin të mërkurën, ora 13:00.

Kryendeshja e kësaj xhiroje do të zhvillohet me nikoqir FC DRITA dhe për këtë tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet.

Kryetrajneri, Zekirija Ramadani tha se neser do të jetë derbi i xhiros me objektivi kryesor fitoren.

“Nesër na pret një ndeshje derbi i xhiros përballë kampionit aktual FC Ballkanit dhe normal që diferenca e pikëve e favorizon Ballkanin, kanë cilësinë e duhur, por neve na takon të japim maksimumin dhe ta arrijmë fitoren. Me fitore do të rrinim më afër FC Ballkanit, kjo që është pbjektivi ynë kryesorë dhe do ta bënte kampionatin edhe më interesant. Kam besim të madh te futbollistët e mi, në kualitetin që posedojnë, mendoj që në fushë do të qasemi me seriozitet maksimal dhe me dëshirën më të madhe për ta arritur fitoren, ky është edhe objektivi ynë kryesor”, ka përfunduar Ramadani.

Grupin e vlerësoi edhe futbollisti Egzon Bejtullahu, për çka tha se do të japin maksimumin.

“Mendoj se kemi një grup të shëndoshë të mirë dhe secili japim maksimumin, duke nis nga vetja dhe gjithë bashkëlojtarët që i kemi aty. Shpresoj që në fund të dalim me një rezultat pozitiv”, ka thënë Bejtullahu.

Trajneri Ramadani tha se derbit i vendosin detajet dhe shpreson se ky moment të jetë në anën tonë.

“E dim që kemi përballë një super skuadër me super paraqitje, por nga ne do të prisni një lojë agresive me dëshirë më të madhe për të fituar, një lojë me një vullnet më të lartë, ndonëse në një derbi mund të vendos një moment për të fituar. Shpresoj që nesër ky detaj të jetë në anën tonë dhe të marrim objektivin e kësaj ndeshje”, përfundoi Ramadani.

Për ndeshjen e nesërme të gjithë futbollistët janë të gatshëm, përveç Florjan Smakiqit.

Ndeshja FC DRITA – FC Ballkani zhvillohet në stadiumin sintetik (te rrethi), ora 13:00.

𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀

You Might Also Like