Futboll

Drita ruajti lojtarët e dëshmuar, angazhoi vetëm cilësorët

Atë që nuk e kishte bërë në kohën kur ishte shpallur kampione, Drita e bëri sivjet. Ajo ruajti lojtarët e dëshmuar dhe solli lojtarë të tjerë cilësorë me të cilët sërish mëton që të prek Evropën. Kështu pjesë e ekipit bardh e kaltër janë bërë lojtarët cilësorë, Afrim Blakçori, Hamdi Namani, Drilon Islami, Donat Hasanaj, Izair Emini, Darko Tofiloski, Gilberto Fortunato, Bunjamin Shabani, Faton Maloku, Lucas Cardoso dhe së fundi edhe  Ardian Cuculi.

Ndryshe, nga FC Drita janë larguar Arbër Shala, Përparim Osmani (përfundoi huazimi 6 mujor nga FC Prishtina), Zgjim Mustafa, Filonit Shaqiri, Përparim Livoreka, Haxhi Neziraj, Endrit Krasniqi, Kyrian Nëabueze, Klajdi Burba, Festim Krasniqi, Mario Kirev dhe Viktor Kuka.

You Might Also Like