Futboll

SC Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon

Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon.
Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite.
Solomon vjen nga radhët e FC Ballkanit, ekip me të cilin u shpall kampion në edicionin e fundit të kampionatit elitar në Kosovë, teksa në të kaluarën ishte pjesë e disa skuadrave të njohura të rajonit.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Solomonit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para.

You Might Also Like