Futboll

Drita shënon fitore për t’u përforcuar në vendin e parë

Drita dhe Malisheva janë përballur në një ballafaqim tejet interesant, i cili ishte domethënës për të dy ekipet, për Dritën që po lufton për titullin kampion dhe për Malishevën që mbanë shpresën për të dalë në Evropë.

Në pjesën e parë gjilanasit ishin më të mirë dhe ia dolën që të shënojnë një herë nëpërmjet Blerton Shejit, i cili me një gjuajtje tejet të saktë ka qëlluar këndin e majtë të poshtëm të portës kundërshtare.

Në pjesën e dytë Malisheva më tepër e kërkoi golin për Dritës i ka mjaftuar një pakujdesi në mbrojtjen kundërshtare për të dyfishuar rezultatin. Pas një shërbimi nga thellësia në minutën 65, Kristal Abazaj që shpërtheu nga e majta kaloi tërë mbrojtjen e Malishevës dhe kur u gjet para portës, me një gjuajtje për tokë qëlloi këndin e poshtëm të majtë të Malishevës për rezultatin 2:0.

Në minutën 73, Malisheva pati rast të mirë për të zvogëluar rezultatin kur Jashari harkoi nga e djathta e Zeka me kokë për pak gjuajti mbi portë. Faton Maloku shpëtoi gol të sigurt në minutën e katërt shtesë pas gjuajtjes së Zekës, kur u hodh i tëri dhe ndali topin që po shkonte drejt këndit të djathtë të poshtëm. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like