Futboll

Ja përse u përjashtua Ismet Munishi

Ishte shumë i zëshëm kur gjyqtari nuk dha penalti për Dritën, andaj Ismet Munishi, kryetrajner i Dritës u përjashtua nga loja në minutën 65 dhe pjesën e mbetur të lojës ai e përcolli nga tribunat. Ismet Munishi edhe prej aty i jepte sugjerime ekipit të tij, por nuk ia arriti që të shënojë fitoren e parë me klubin e tij të ri. Tashti, nga tri ndeshje, që prej se e udhëheq Dritën, Ismet Munishi i ka tri barazime.

“Drita po dëmtohet shumë. Në Drenicë na u anulua një gol i pastër. Sot në Gjilan pati një penalti të qindpërqindtë, por as kjo nuk u dha për ne dhe kjo me të vërtetë nuk ka kuptim. Referi u soll si kapadai dhe irritoi edhe publikun dhe kjo nuk është në rregull. Pavarësisht rastit kontestues, arbitri duhet të sqaroj situatën e jo ta tensionojë edhe më shumë”, ka thënë Ismet Munishi, kryetrajner i Dritës.

You Might Also Like