Drita ka shënuar një fitore domethënëse ndaj Prishtinës dhe edhe më tej mbetet në pozitën e parë, duke marshuar sigurt drejt titullit kampion.
Kjo ndeshje u vendos në pjesëlojën e parë, me dy gola të shënuar nga i njëjti lojtar Veton Tusha.
Minuta 13, Veton Tusha është përvjedhur në të majtë dhe me shpejtësi është futur në brendi dhe kur është gjetur para portierit me urti e ka futur topin në rrjetë. Gjyqtari anësor pasi është shënuar goli e ka ngritur lart flamurin, por pas rishikimit të VAR-it u pa se goli ishte I rregullt dhe Drita kaloi në epërsi 1:0.
I njëjti lojtar ka shënuar edhe njëherë në minutën 27, duke e ngritur rezultatin në 2:0 për Dritën. Në minutën 39 Manaj pati rast shumë të mirë për të ngritur epërsinë, por ndonëse ishte I vetmuar topi për pak shkoi jashtë.
Drita ka shënuar edhe në pjesëlojën e dytë, por sërish sistemi VAR ia ka anuluar golin dhe rezultati ka mbetur i pandryshuar. /kryelajmi.com/.