Drita ka shënuar fitoren e parë në këtë kampionat duke mposhtur Prishtinën e Re me rezultat të ngushtë 2:1.
Pas pjesës së parë Drita ishte në epërsi ndaj Prishtinës së Re me një gol të shënuar nga Veton Tusha, i cili pas një topi që ka marrë nga thellësia ka paraboluar kolegun e tij të deridjeshëm Smakiqi për 1:0.
Drita ia ka dalë të shënojë edhe në pjesën e dytë në minutën 62, kur pas një gabimi të Gomeshit të mysafirëve, Ovouka ia merr topin dhe e dërgojn deri të Arb Manaj, i cili me urti nga afërsia e fut në rrjetë.
Në minutën 83, Prishtina e Re e ka ngushtuar rezultatin në 2:1, kur Patrik Eze i është shmangur pozitës jashtë loje dhe nga afërsia ka ngushtuar rezultatin.
Në minutën 89, pas një harkimi nga e djathta Almir Ajzeraj qëlloi topin me kokë, por topi u përplas për pingulen djathtë./kryelajmi.com/.